Edhe sot shifër alarmante e vde.kjeve nga COVID-19, 15 viktima brenda 24 orëve në Kosovë

HomeAktualitet

Edhe sot shifër alarmante e vde.kjeve nga COVID-19, 15 viktima brenda 24 orëve në Kosovë

15 vde.kje të reja si pasojë e COVID-19 janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Kështu njoftohet në bazë të shifrave që ka publikuar në raportin ditor, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Deri më tani numri total i vdekjeve nga Coronavirusi, prej marsit kur është shfaqur rasti i parë, ka shkuar në 227 në total, nga 8330 gjithsej të infektuar në vend, shkruan GazetaLajmi.

Nga shifra e fundit aktiv ende me COVID-19 janë 3525 kosovarë, pasi 4578 tjerë konsiderohen si të shëruar nga infeksioni.

Sipas të dhënave për 24 orëshin e fundit, nga IKSHPK njoftohet se në Kosovë janë shtuar sot 226 raste të reja me COVID-19 , derisa 115 janë regjistruar si të shëruar

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0