Edhe Rrahmani i VV-së i reagon ashpër ambasadorit, Qëndrim Gashi!

HomeAktualitet

Edhe Rrahmani i VV-së i reagon ashpër ambasadorit, Qëndrim Gashi!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, ka reaguar pas shpërndarjes së karikaturave të Profetit Muhammed nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rrahmani ka kërkuar largim nga detyra dhe ndjekje penale për ambasadorin Gashi në Paris, shkruan Reporteri.net.

Rrahmani ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk duhet të hesht ndaj këtij skanadali, por duhet ta tërheqë menjëherë nga misioni diplomatik ambasadorin.

Po ashtu ai ka thënë se Gashi duhet të jap llogari për këto shkelje, duke interpretuar nenin 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku sanksionohet vepra penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Gashi në profilin e tij në Twitter ka shpërndarë një lajm mbi vrasjen e mësuesi në Paris, e që në ballinë të këtij lajmi ishte e vendosur karikaturat e Profetit Muhamed e publikuar kohë më parë nga revista e famshme franceze “Charlie Hebdo”.

Postimi i plotë i Rrahmanit:

Largim nga detyra dhe ndjekje penale për ambasadorin Qëndrim Gashi në Paris.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris duhet të tërhiqet menjëherë nga misioni diplomatik, MPJ e Kosoves nuk duhet të heshtë ndaj këtij skandali. Përveç kësaj ai duhet të japë llogari për këto shkelje, por edhe për inkriminimin e tij në kryerje të veprës penale të Nxitjes së Përçarjes dhe Mosdurimit, e sanksionuar me Nenin 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0