E zë gjumi në pishinë, kur hap sytë sheh ariun te këmbët (VIDEO)

HomeAktualitet

E zë gjumi në pishinë, kur hap sytë sheh ariun te këmbët (VIDEO)

Matthew Bete, nga Greenfield, Massachusetts, po flinte buzë pishinës të shtunën e kaluar, kur një ari ka hyrë në pronën e tij nga një derë e hapur.

Pasi ka pirë ujë, ariu i është afruar të zotit të shtëpisë duke i marrë erë me kujdes këmbës, para se të zgjaste putrën dhe ta përkëdhelte me delikatesë.

Kjo lëvizje ka zgjuar Bete dhe lëvizja e tij ka frikësuar ariun. I gjithë incidenti, duke përfshirë edhe vrapin e njeriut për të bërë një fotografi me ariun në arrati, është kapur nga kamerat e sigurisë të instaluara në shtëpi.

Gruaja e Bete, Dawn Bete, e ka publikuar videon në Facebook, duke shkruar: “Matt ka mbetur pak i befasuar dje teksa po pushonte buzë pishinës”.

Fatmirësisht, takimi është mbyllur pa të lënduar. Sipas Shtetit të Massachusets, arinjtë e zinj e kanë zgjeruar territorin e tyre në të gjithë zonën në vitet e fundit.

WATCH: A bear was caught on camera gently nudging a man awake who was sleeping by a pool in Massachusetts this weekend (WBZ, Dawn Bete)

Posted by WDBJ7 on Monday, September 14, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0