E shkelin me veturë, pastaj e rrahin, detaje nga tentimvra sja në Prishtinë

HomeAktualitet

E shkelin me veturë, pastaj e rrahin, detaje nga tentimvra sja në Prishtinë

Mbrëmë një i ri me inicialet L.P është sulmuar keq nga tre persona të dyshuar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë në afërsi të Furrës së bukës “Orex”, shkruan Reporteri.net.

I riu është goditur fillimisht nga vetura “Golf” me ngjyrë të hirit. Pasi që është goditur, nga vetura kanë dalë tre persona të cilët e kanë rrahur atë.

Një burim i Reporteri.net i ka thënë gazetës së nga pamjet që i ka siguruar policia vërehet se vetura e ka goditur të riun qëllimisht.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës diku rreth orës 20:50.

“Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të kamerave të sigurisë së furrës është vërejtur se vetura e tipit “Golf 4”, ngjyrë hiri ka goditur viktimën me qëllim dhe pasi e ka goditur nga vetura kanë dalë tre persona të cilët kanë ushtruar dhunë fizike në vik timën”, tha ky burim i Reporteri.net.

Më pas L.P është marrë nga autoambulanca dhe është dërguar për trajtim në Emergjencën e SHSKUK-së. Pas trajtimit mjekësor ai është intervistuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetimet, forenzika e stacionit dhe hetimet rajonale. Pas konsultimit me prokurorin kujdestar inciohet rasti “Vr asje në tentativë”. /Reporteri.net

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0