E quajti ekstremist Thaçin, pse hyri “all-in” për Clintonin/ Kurti vepron njësoj me Joe Biden VIDEO

HomeAktualitet

E quajti ekstremist Thaçin, pse hyri “all-in” për Clintonin/ Kurti vepron njësoj me Joe Biden VIDEO

Kreu i VV-së, Albin Kurti muaj më parë, në një studio televizive tha se presidenti i vendit, Hashim Thaci ka bërë gabim të pafalshëm, kur vendosi të perkrahte miken e madhe të shqipëtarëve, Hillary Clintonin.
Ai poashtu përdori terma të ‘sportit të rëndë’, pokerit, duke iu referuar çasjes së presidentit në zgjedhjet e kaluara në Amerikë si “All-in”, nga i pari i vendit tonë, për Hillary Clintonin, madje Ramën e Thacin i etiketoi si ekstremist për këtë përkrahje, shkruan Ballkani.info.

Por shumë pak muaj më vonë, tash kur po afrohen zgjedhjet presidenciale në shtetin më të fuqishëm në botë, Albin Kurti, si një tjetër njeri, përmes një video-mesazhi, në gjuhën angleze e me përkthim shqip, bëri thirrje që shqiptarët me të drejt vote në SHBA, të votojnë Joe Bidenin dhe shprehi përkrahje të madhe për këtë kandidat.

Videoja e më poshtme, shfaq dy momentet pikante, Kurtin e para disa muajsh dhe Kurtin e sotshëm

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/382123003156037/?v=382123003156037

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0