E pabesueshme, nëna tenton ta shesë foshnjën për 3 mijë euro

HomeAktualitet

E pabesueshme, nëna tenton ta shesë foshnjën për 3 mijë euro

25 vjeçarja Luiza Gadzhieva u arrestua së fundmi në Moskë pasi kishte nxjerrë në shitje vajzën e saj një-javëshe dhe kishte diskutuar me të motrën për një palë çizme që do të blinte kur të merrte paratë.
Nëna e pashpirt do të shiste beben e saj në tregun e zi duke reklamuar se kërkonte prindër adoptues dhe se pranonte 3,000 euro për të dhënë fëmijën.

Por oferta e saj u pikas nga autoritetet dhe ajo u arrestua në një operacion ku oficerët u infiltruan si blerës të mundshëm.
Më herët Gadzhieva kishte diskutuar me të motrën se kishte zgjedhur një palë çizme që do të blinte pasi të merrte paratë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0