E PABESUESHME/ Bileta më e shtrenjtë, 250 mijë dollarë për të udhëtuar në hapësirë

HomeAktualitet

E PABESUESHME/ Bileta më e shtrenjtë, 250 mijë dollarë për të udhëtuar në hapësirë

Të udhëtosh në hapësirë është forma më e re e turizmit modern. Kompania Virgin Galactic është gati të nisë 2 fluturimet e para të provës me ekuipazh, duke përdorur avionin e transportit “WhiteKnightTwo” për të dërguar në hapësirë anijen “SpaceShipTwo”.

Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të zhvillohet këto teste, por udhëtimi i parë mund të kryher më 22 tetor, nga Spaceport në New Mexico. Gjithsesi, kjo datë ende nuk është konfirmuar nga kompania Virgin Galactic, që synon të kryejë fluturimin e parë brenda tetorit 2020.

Gjithsesi, udhëtimi në hapësirë nuk do të jetë i mundur për të gjithë. Që në mars të këtij viti kompania kishte patur 8 mijë prenotime, ndërkohë që bileta e udhëtimit kushton 250 mijë dollarë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0