E pabesueshme/ Biden thyen edhe rekordin e Barack Obama, ja sa vota mori deri më tash

HomeAktualitet

E pabesueshme/ Biden thyen edhe rekordin e Barack Obama, ja sa vota mori deri më tash

Numërimi i votave për presidentin e Amerikës vijon ende, por kandidati demokrat Joe Biden ka vendosur që sot një rekord të ri.

Ai është bërë kandidati për president më i votuar në historinë e Amerikës. Deri më tani ai ka marrë mbi 70 milionë vota, shifër që askush nuk e kishte arritur më parë. Ndërsa kandidati tjetër, Donald Trump, për momentin numëron rreth 68 milionë vota.

Biden ka thyer rekordin e 69.5 milionë votave që kishte arritur në vitin 2008 një tjetër president demokrat si Barack Obama.

Gjithsesi, kjo sfidër e arritur nga Biden do të rritet ende, pasi numërimi vijon dhe ai po projektohtet drejt Shtëpisë së Bardhë si presidenti i ardhshëm i Amerikës.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0