E konfirmon Presidenca, Hashim Thaçi rrugës për në Uashington

HomeAktualitet

E konfirmon Presidenca, Hashim Thaçi rrugës për në Uashington

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas qëndrimit disaditor në Europë, është nisur për në Uashington.
Arsyeja e kësaj vizite ende nuk është bërë e ditur. Megjithatë Zyra për Informim e Presidencës e ka konfirmuar se Thaçi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Presidenti është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Thaçi shkon në Uashington pas tre muajsh, kur ai ishte kthyer ende pa mbërritur atje, për shkak të publikimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0