E dhimbshme: Dy vëllezërit nga Dragashi humbin jetën nga Covid 19, brenda tre ditëve

HomeAktualitet

E dhimbshme: Dy vëllezërit nga Dragashi humbin jetën nga Covid 19, brenda tre ditëve

Një tra gjedi ka ndodhur në familjen Qafleshi nga Dragashi, brenda tri ditësh kjo familje ka humbur dy persona si pasojë e koronavirusit.

Vëllëzërit Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin, kështu njëri ndërroi jetë në moshën 57 vjeçe e tjetri në të 60-at.

Të dy ishin duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Kryetari I Dragashit, Shaban Shabani, tha se vde kja e vëllëzërve Qafleshi është humbje e madhe.
“Para 3 ditësh ka ndërruar jetë njëri prej vëllëzërve, tani pas dy ditësh vëllai tjetër. Ata kanë qenë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, fatkeqësisht nuk e kanë përballu luftën me koronavirusin”, tha Shabani për Gazetën Express.

Tutje ai shtoi se gjendja me koronavirusin në komunën që udhëheq është stabile dhe po bëhet gjithçka për tejkalimin e kësaj situate.

Ndërkohë, komuna e Dragashit i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Qafleshi, me rastin e ndarjes nga jeta të dy vëllezërve.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin e kobshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta të vëllezërve nga Bellobradi, Shemsedin dhe Avdurrahim Qafleshi të prekur nga COVID-19. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve të të ndjerve, shokëve dhe gjithë qytetarëve. Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në telegram ngushëllimin e tyre.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri total i rasteve pozitive është 15,938 raste nga 71,865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vde kjes.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsejtë 14,143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,157.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0