E akuzuara për nxitje për ha kmarrje me fjalë të rënda për Halil Kastratin e Elvis Naçin

HomeAktualitet

E akuzuara për nxitje për ha kmarrje me fjalë të rënda për Halil Kastratin e Elvis Naçin

Ikballe Huduti ka kritikuar hoxhollarët Halil Kastratin dhe Elvis Naçin për mënyrën se si e bëjnë bamirësinë ndaj njerëzve në nevojë.

Ajo thotë se është e turpshme ekspozimi i njerëzve dhe se vendi i hoxhollarëve nuk është nëpër fondacione.
‘’Është e turpshme me ua kallxu fytyrat e njerëzve. Shko e fotografo shtëpitë. Halil Kastrati e Elvis Naci kanë kriju inferioritet me ata fëmijë. Teologu e ka vendin në xhami, e jo nëpër fonadacione. Fondet të mos shkojnë në duar të hoxhollarve”, ka thënë ajo në Rtv Dukagjini.

‘’Ata e kanë shpërblim prej Zotit, por duhet të maten veprimet, sepse veprimet të lëndojnë më shumë se sa ndihma’’, ka thënë ajo.

Ajo ka kritikuar edhe mënyrën se si është përkthyer libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani.

Kujtojmë se Ikballe Huduti-Berisha akuzohet nga Prokuroria Speciale për shtytje në veprat terroriste, është deklaruar e pafajshme në shqyrtimin fillestar të mbajtur në Gjykatën e Prishtinës.
Berisha- Huduti akuzohet se përmes rrjetit social Facebook, me paramendim dhe me dashje, ka postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Solejmanit, nga forcat amerikane.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0