Dyshohet se Pacolli ka hyre ilegalisht ne Kosovë

HomeAktualitet

Dyshohet se Pacolli ka hyre ilegalisht ne Kosovë

Ushtruesi i detyrës së Ministrit së Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka shfaqur dyshime se deputeti Behgjet Pacolli është futur në Kosovë me veturën e presidentit Hashim Thaçi.

“Ne s’kemi ndonjë informatë tjetër përveç dyshimit të ngritur gjatë ditës. S’kemi kontaktu me institucionet e Shqipërisë, po flasim për lajme që kanë qarkulluar në media. Nëse Pacolli ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale, atëherë është subjekt i intervenimit të policisë.

Sipas ligjeve në fuqi, policia do ta ndalonte atë dhe më pas, është çështje e prokurorisë.

Ne s’kemi kurfarë kërkese nga Pacolli që të hy në Kosovë, nëse do ta kishim do ta trajtonim me prioritet, duke pas parasysh vendimet e MSH-së për raste të tilla”, tha Sveçla./Indeksonline

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0