Dyshohet se një grua kreu vetëvr asje:Policia jep detaje për rastin në Gjakovë

HomeAktualitet

Dyshohet se një grua kreu vetëvr asje:Policia jep detaje për rastin në Gjakovë

Një grua rreth 48 vjeç mëngjesin e sotëm dyshohet se ka kryer vetëvr asje në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurakaj, i cili ka thënë se Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit për rastin në fjalë.

“Rreth orës 10:35 Policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit rajonal në Gjakovë se një person është sjellë në gjendje të rëndë nga familjarët e saj. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe nga mjeku kujdestar kanë kuptuar se viktima femër rreth 48 vjeçare ka arritur pa shenja jete. Sipas informatave të para vikitima ka kryer vetëvr asje. Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është inicuar si hetim i vde kjes”, ka thënë Gjurkaj.

Ai ka bërë të ditur se gruaja është nga fshati Cermjan.

Gjurkaj ka shtuar se me rastin po merren njësitet e hetuesisë rajonale të Policisë së Gjakovës, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML).

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0