Dy të arrestuarit në Telekom, njëri ish- këshilltari i Veliut, tjetri i Selimit

HomeAktualitet

Dy të arrestuarit në Telekom, njëri ish- këshilltari i Veliut, tjetri i Selimit

Katër zyrtarë të Telekomit janë arrestuar gjatë ditës së sotme.

Nga policia e Kosovës konfirmuar se të njëjtit dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Sot me 30 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë.

Njëri nga të arrestuarit ka qenë ish-këshilltar i Selim Selimit. Bëhet fjalë për Trim Musliun i cili po dyshohet për keqpërdorim të një kontrate të marketingut.

Bëhet fjalë për filmin “Mala”, për të cilin dyshohet se Trim Musliu kishte keqpërdorur mjete financiare në vlerë 300 mijë euro.

Musliu ishte, ishte punësuar në Telekom gjatë vitit 2018, derisa një kohë ishte vënë në krye të Marketingut të Telekomit.

I arrestuar është edhe e Denis Ceman i cili ishte këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0