“Dy persona në gjendje të rëndë, sot transferohen në Zagreb”, detaje të reja nga gjendja e të lënduarve në Kroaci

HomeAktualitet

“Dy persona në gjendje të rëndë, sot transferohen në Zagreb”, detaje të reja nga gjendja e të lënduarve në Kroaci





10 persona mbetën të vde kur nga një aksi dent trafiku që ndodhi dje në autostradën afër Slavonski Brod në Kroaci, raporton Gazeta Express.Nga 69 persona sa ishin gjithsej në autobusin që u aksi dentua, dhjetëra prej tyre pësuan lën dime të rënda dhe janë duke u trajtuar në spital.

Media kroate INDEX, raporton se 42 persona janë dërguar në spitalin e Slavonski Brod, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Novi Grad.

Një burrë i cili u shtrua fillimisht në spitalin e Novi Grad me një dëmtim të shtyllës kurrizore u transportua në Zagreb për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informacioneve të mëtejshme, dy persona janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik. Ata do të transferohen sot në Zagreb.Disa nga personat që patën lëndime të lehta, sot do të dalin nga spitali.

Mes të vd ekurve ishte edhe një shofer. Një nga të vdek urit në aksident është njëri nga dy shoferët e autobusit me targa të Kosovës, i cili nuk ishte duke vozitur në momentin kur ndodhi aks identi.

Djali i tij Adhurim Sylmetaj i dha lamtumirën e fundit me një mesazh në Facebook.

“Ah, baba, dhimbja është shumë e madhe, trishtimi është shumë i madh. Ditën që ju shoqërova deri në autobus, ju përqafova, por jo aq sa duhet. Zoti ju dha parajsën”, ka shkruar dje djali i shoferit që vd iq.

Për rastin tra gjik, ka dhënë detaje policia e Kroacisë përmes një deklarate.

Shoferi i cili ishte pas timonit në kohën e aksidentit i tha policisë se e zuri gjumi për një moment.Natën e kaluar, Kryeministri Plenković dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizituan të plagosurit në Spitalin e Përgjithshëm, Slavonski Brod.

Pas kësaj, ata u drejtuan për në konviktin Antonio, ku ishin vendosur katërmbëdhjetë njerëz që nuk u lënduan në aksi dent.

Siç ka mësuar portali lokal SBOnline, ata do të qëndrojnë edhe sot në Slavonski Brod.





COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0