Dumoshi e LDK-së: Asnjë parti s’mund ta kalojë 50 përqindëshin në zgjedhjet e 14 shkurtit

HomeAktualitet

Dumoshi e LDK-së: Asnjë parti s’mund ta kalojë 50 përqindëshin në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së Vlora Dumoshi, ka thënë se asnjë parti s’mund të kalojë mbi 50 për qind të votave.
Ajo e ka e quajtur propagandë të madhe atë se një subjekt politik do të fitojë shumicën e ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Dumoshi, e cila është edhe ministre në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si përjashton koalicionet paszgjedhore.

“Por, tash sigurisht që në këto rrethana të Kosovës, nuk e kemi dhe asnjëherë s’ka qenë që mundemi me kaluar 50% i cili tash është tash duke u bërë një propagandë shumë e madhe, por 14 shkurti do të jetë dita ku do t’i shohim rezultatet. Sigurisht që koalicione do të ketë por i presim rezultatet pastaj”.

Duke qenë udhëheqëse e dikasterit të kulturës, Dumoshi thotë se nëse merr besimin për tu zgjedhur deputete do të mundohet t’i shtyjë përpara politika kulturore, rinore dhe sportive.

“Tash, unë jam kandidate e LDK-së, unë në të gjithë biografinë time të punës kam punuar në pjesën e edukimit dhe kulturës dhe besoj se çdo punë e imja ka qenë jo luks por ka qenë një përkushtim dhe qytetarët edhe në këtë kohë e kanë parë punën dhe ata janë që e vlerësojnë personin, kandidatin me votë”.

“Sa i përket LDK-së, për mua është nderë që jam pjesë e LDK-së, është partia e parë, sepse është partia që ka kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës. Pra Shteti Shtet dhe ne vazhdojmë të sillemi me këtë mendësi e përgjegjësi të madhe. Unë do të vazhdoj që politikat e mija t’i shtyjë përpara politikat kulturore, rinore, sportive e sidomos këtë pjesën e trashëgimisë që kemi, dhe partia jonë është më seriozja dhe besoj që do të jemi të parët”.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka thënë se duhet të jenë të gatshëm për aplikimin në organizatat ndërkombëtare në momentin kur do të jetë koha e duhur.

Dumoshi ka thënë se deklarata e saj për anëtarësimin në UNESCO është keqinterpretuar.

“Kjo është dalë krejt prej kontekstit, atë që e kom thanë unë edhe tash e them ne duhet të përgatitemi kur të vjen koha edhe momenti ne të jemi të gatshëm për aplikimet jo vetëm në UNESCO, por në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare të cilat e fusin shtetin tonë pjesë të botës, tash Kosova e ka një trashëgimi një thesar dhe është mjaftë e pasur në të gjitha fushat, dhe kështu që ne si institucione duhet bashkërisht me Ministrinë e Jashtme dhe me të gjithë dhe me pjesën e nivelit komunal,sidomos të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë ndërkombëtarizimi sa i ma i madh në fushat të ndryshme”.

“Ne duhet të sillemi si njerëz të përgjegjshëm dhe të punësojmë shumë në përgatitjen e çdo materiali që është i çmuar për ne dhe atë ta dokumentojmë në botë. Ne këtë vit edhe pse kohë pandemie jemi munduar që edhe jetën kulturore ta ngrisim, institucionet e kulturës që janë kombëtare siç është Teatri, Shota, Galeria kjo pjesa e Muzeut, se lajmi më i mirë për vitin 2021 është se tashmë janë të pavarur kështu që ata do ta kenë mundësinë e plan-programeve të tyre”, është shprehur ajo.

Edhe pse pandemie ka sjellë shumë vështirësi në sektorin e kulturës, ajo ka thënë se gjatë kësaj kohe kanë përfituar rreth 700 organizata.

“Organizatat e pavarura sipas thirrjes që bëhet nga Ministria e Kulturës, ato organizata aplikojnë dhe këtu janë komisionet të cilat parashihen sipas rregulloreve dhe pastaj trajtohen përmes komisioneve programet e tyre. Ne mbështesim kulturën në përgjithësi qoftë pamore, qoftë teatrit, pastaj të dramës, kështu pastaj të librit, kështu që rreth 700 organizata kanë qenë përfitues edhe në këtë kohë pandemie”./EO

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0