“Duam ahengje” – Këngëtarët të gatshëm për të protestuar të hënën

HomeShowbiz

“Duam ahengje” – Këngëtarët të gatshëm për të protestuar të hënën

Të hënën para Ministrisë së shëndetësisë do të mbahet protestë nga pronarët e restauranteve, shkruan Gazetalajmi.

Protestës së oragnizuar pikërisht nga ta në ora 12:00, i janë bashkuar edhe disa nga artistët e estradës.Ishte Afrim Muçiqi ai i cili tha se do i bashkohet këtij kundërshtimi, pasi këngëtari nuk deshi ta quaj protestë. Sipas tij nuk ka logjik që në shesh të mblidhen aq shumë njerëz, kurse në anën tjetër të ndalohen personat të cilët janë familje.

Një emër tjetër emër që ka konfirmuar pjesëmarrjen është dhe Edona Llalloshi e cila i ka bërë thirrjeve dhe artistëve tjerë.“Edhe unë do të jem aty. Edhe tjerët do ishte mirë me dalë”, ka shkruar këngëtarja.

Përveç Edonës, edhe vëllai i saj, Milot Llalloshi poashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë protestë.Shyhrete Behluli gjithashtu do jetë një tjetër këngëtare që do t’i bashkohet artistëve dhe pronarëve të restauranteve.Ndërsa, reagimi nuk ka munguar as nga Labinot Tahiri i cili është shprehur se përderisa mblidhen në parlament dhe qeveri dhe nuk infektohen me virus, atëherë as këngëtarët nuk përbëjnë rrezik.Gold Ag është artisti tjetër i cili poashtu ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë protestë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0