Dua Lipa i bën thirrje ‘Apple’ të vendosin Kosovën në hartë

HomeShowbiz

Dua Lipa i bën thirrje ‘Apple’ të vendosin Kosovën në hartë

Dua Lipa i është bashkuar peticionit të kosovarëve.
Dua Lipa si edhe shumë shqiptarë të tjerë ka reaguar në rrjete sociale pas ‘gabimit’ që kompania ‘Apple’ ka bërë duke e vendosur Kosovën si pjesë të Serbisë.Këngëtarja ka huazuar një foto të një faqe ‘Ballkanism’ në Instagram të cilën e ka shpërndarë në profilin e saj, ku shkruan “Kosova është më shumë se sa një grumbull i numrave. Ekziston dhe duhet të respektohet. Apple duket të kesh shumë përgjigje për Kosovën dhe Palestinën”.

Ndërsa Dua shtoi “Apple ne jepni përgjigje!!! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0