Dua Lipa futet në histori – Këngëtarja e parë femër me katër këngë me mbi një miliardë klikime në “Spotify”

HomeShowbiz

Dua Lipa futet në histori – Këngëtarja e parë femër me katër këngë me mbi një miliardë klikime në “Spotify”

Dua Lipa sapo ka shënuar një rekord të ri!Këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë artistja e parë femër, katër këngët e së cilës kanë tejkaluar një miliardë dëgjime në internet, platformën digjitale “Spotify”, shkruan GazetaLajmi.

Dua Lipa e arriti këtë me këngën “Don’t Start Now”, single-it të parë nga albumi “Future Nostalgia” i lansuar më 27 Mars.

Kjo këngë është e katërta nga këngëtarja 24-vjeçare, e cila e tejkalon shifrën një miliardë, pas “One Kiss”, “New Rules” dhe “IDGAF”.“Don’t Start Now” shënoi këtë rekord klikimesh për vetëm 263 ditë, ndërsa më e shpejtë se këngëtarja shqiptare rezulton Billie Eilish e cila një gjë të tillë e ka arritur në vetëm 251 ditë me këngën “Bad Guy”.

Ishte padyshim albumi “Future Nostalgia” ai i cili e rriti atë në karrierë, me këngët “Don’t Start Now”, “Break My Heart” , “Physical” and “Hallucinate”.
Artistët me më shumë këngë që kanë shënuar mbi një miliardë klikime në Spotify:#1. Post Malone — 7 këngë
#2. Ed Sheeran — 5 këngë
#3. Justin Bieber — 4 këngë
#3. The Weeknd — 4 këngë
#3. Dua Lipa — 4 këngë

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0