Driton Selmanaj më i “fortë” se sa Vetëvendosje, po merr pjesë në seancë

HomeAktualitet

Driton Selmanaj më i “fortë” se sa Vetëvendosje, po merr pjesë në seancë

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancë të veçantë plenare ku po diskutohet për personat me aftësi të kufizuara, e thirrur nga deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, e ku po marrin pjesë edhe disa përfaqësues të organizatave të këtij komuniteti.

Pjesë e kësaj seance është edhe zv.kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, i cili ishte paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje se nuk do të lihej të hynte më në sallën e seancave, pas deklaratës së tij lidhur me personat e pagjetur, ku opozita e akuzon se ka thënë se kjo temë është ezauruar, çka e mohon numri dy i qeverisë.
Edhe pse VV kishte thënë disa herë se Selmanaj nuk do të lihet të hy brenda sallës, ky grup parlamentar nuk ka arritur ta mbajë premtimin e dhënë, pasi zv.kryeministri gjendet aty dhe nuk është penguar nga askush, shkruan Reporteri.net.

Nuk dihet nëse arsyeja pse VV nuk e ka penguar hyrjen e Selmanajt në sallë është pse seanca e sotme plenare është e veçantë nga të tjerat, dhe aty përveç deputetëve janë të ftuar edhe përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuar.
Për dallim nga seancat tjera, shihet numër më i vogël i deputetëve që po marrin pjesë nga të gjitha partitë.

Seanca është thirrur nga deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, i cili poashtu është person me aftësi të kufizura, pasi ka mbetur në karrocë që kur ishte bërë një antentat ndaj tij pas përfundimit të luftës. /Reporteri.net/,

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0