Driton Selmanaj ja huq me të madhe, ai mendon se Kosova…

HomeAktualitet

Driton Selmanaj ja huq me të madhe, ai mendon se Kosova…

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Driton Selmonaj duket se nuk është një përcjellës i madh i futbollit
Kosova sot luan gjysmëfinalen e playoffit të Ligës së Kombëve kundër Maqedonisë së Veriut në Todor Proeski në Shkup.
Ndeshja sigurisht që ka ngjallur reagime dhe është duke u pritur më ethe nga të gjithë tifozët e futbollit në Kosovë.

Por, si duket zëvendës kryeministri i Kosovës nuk merr shumë në futboll.

Ai gjatë një interviste të televizionit shtatë kur pyetët nga gazetarët se çfarë mendon për ndeshjen e sotme thotë se Kosova duhet të fitojë me një rezultat “minimal” por që të arrijë të tri pikët.

“Fitore minimale, mjafton 0-1 ose 1-2. Me rëndësi Kosova t’i fitojë tri pikë”, thotë ai.

Kujtojmë se kjo ndeshje nuk është më pikë dhe se fituesi i saj do të kalojë në finale të playoffit në Ligën e Kombeve ku do të luajë kundër fituesit të përballjes Gjeorgji-Kosovë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0