Driton Selmanaj deklaroi se Hoti merr bukën nga shtëpia, zyrtari i VV-së: Le të deklaron faturat e shpenzimeve në Washington

HomeAktualitet

Driton Selmanaj deklaroi se Hoti merr bukën nga shtëpia, zyrtari i VV-së: Le të deklaron faturat e shpenzimeve në Washington

Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se ka 22 ditë prej kur kanë kërkuar nga Qeveria që t’ua dërgojë faturat e shpenzimeve të udhëtimit në Washington, megjithatë, shtojnë se nuk kanë marrë përgjigje.

Rrustemi në Facebook ka thënë se Qeveria duhet të publikojë dokumentet për shpenzimet e vizitës në SHBA.

“Driton Selmanaj sa thotë se me çfarë buke e han sandviçin Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Uashington më 4 shtator. Janë bërë 22 ditë nga kur deputetët tanë të Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike kanë kërkuar dokumentet për shpenzimet e udhëtimit e qëndrimit në Uashington dhe ende s’kanë marrë përgjigje. Le ta shohim çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda”, ka shkruar ai.

Driton Selamanaj sa thotë se me çfarë buke e han sandviçin Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në…

Posted by Adnan Rrustemi on Wednesday, September 30, 2020

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0