Drecun paralajmëron padi nga Gjykata Speciale për Ramush Haradinajn, Sami Lushtakun e të tjerë

HomePolitike

Drecun paralajmëron padi nga Gjykata Speciale për Ramush Haradinajn, Sami Lushtakun e të tjerë

Kryetari i Grupit Punues për Kr imet e supozuara të UÇK-së, Milovan Drecun, ka thënë se ka të paktën 159 kampe të kontrolluara nga UÇK-ja në Kosovë dhe Shqipëri, për të cilat Grupi i Punës kishte dokumentacion të saktë. Sipas tij, disa prej tyre nuk u bënë pjesë e aktakuzës së Gjykatës Speciale në Hagë, dhe bazuar në to, po pret padi të reja.

“Ne i ndamë ato kampe të fshehta, të paligjshme në zonat e përgjegjësisë së UÇK-së, për të kapur ata që janë përgjegjës dhe që i kontrolluan ato. Ka njerëz që kanë drejtuar ato kampe ku t orturuan dhe v ranë njerëz, dhe ka përgjegjësi komanduese të komandantëve të atyre zonave operacionale të UÇK-së, sepse burgjet ishin të vendosura në territorin e tyre”, tha Drecun për Kosovo Online, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, zonat operacionale të UÇK-së janë në, Shalë, Drenicë, Nerodime, Pashtrik, Dukagjin dhe Karadak, bashkë me vendet në veri të Shqipërisë.

“Ekzistonin 10 kampe në zonën operative Lab të UÇK-së. Komandant ishte Rustem Mustafa, i njohur si Remi. Kishte 13 kampe në zonën e Shalës, komandant i të cilëve ishte Rahman Rama. Kishte 16 kampe në zonën e UÇK-së Drenica, dhe komandant ishte Sami Lushtaku. Ndërkaq, ne regjistruam 18 burgje të paligjshme në zonën Nerodimë , të cilat ishin nën komandën e përgjegjësisë së Shukri Bujës. Kur bëhet fjalë për zonën operacionale të UÇK’së në Pashtrik, aty kishte më së shumti kampe, 37 sosh, dhe komandant ishte Ekrem Rexha. Në zonën operative Dukagjini, kishte 33 kampe, ku ishte nën udhëheqjen e Ramush Haradinajn. Në zonën e UÇK’së në Karadak, kishte 26 kampe dhe komandant ishte Isufi Ahmeti, i njohur si Rexha”, tha Drecun.

Ai deklaroi se padi të reja mund të ndodhin, bazuar në dokumentacionin mbi ato kampe.

Deri më tani, Serbia ka punuar fuqishëm në sigurimin e dokumentave për Prokurorinë e Specializuar. /Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0