Dr.Fauci paralajmëron një mbyllje të dytë, ja kur pritet të ndodh sipas tij

HomeAktualitet

Dr.Fauci paralajmëron një mbyllje të dytë, ja kur pritet të ndodh sipas tij

Kryeinfeksionisti i SHBA, këshilltar i gjashtë presidentëve të këtij vendi, dr. Anthony Fauci, jep paralajmërimin e fortë se gjatë muajve të ftohtë që na presin, situata e koronavirusit do të përkeqësohet. Pra, sipas tij pandemia nuk do të venitet, përkundrazi, me uljen e temperaturave. Prandaj duhet të rishikohen edhe njëherë masat e marra:

“Mendoj se duhet të ulim kokën dhe të shohim si do ta kalojmë vjeshtën dhe dimrin, sepse nuk do të jetë e lehtë. Vazhdoj të shoh kurbën e infek sionit dhe ndihem më i dëshpëruar për faktin se asnëjherë nuk zbresim në pikën ku duam. Unë nuk flas për valë të dytë, sepse jemi akoma në valën e parë të pandemisë. Është e vështirë të parashikosh në këtë pikë se çfarë roli do të luajë gripi në këtë pandemi. Unë mendoj se vetëm vaksina mund të na kthejë në normalitet. Rritja e numrit të të infektuarëve ngre nevojën për ta mbyllur përsëri SHBA, mirëpo presidenti Trump e ka përjashtuar një mbyllje tjetër”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0