Donika Kadaj gjobitet për hedhje të gazit lotsjellës, vetëm një ditë pasi nuk votoi Qeverinë Hoti

HomeAktualitet

Donika Kadaj gjobitet për hedhje të gazit lotsjellës, vetëm një ditë pasi nuk votoi Qeverinë Hoti

Donika Kadaj-Bujupi dhe Aida Dërguti kanë marrë dënimin nga gjykata për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2015.

Burime të Gazeta FrekuencA bëjnë të ditur se deputetja e AAK-së dhe ish-deputetja e Vetëvendosjes janë gjobitur me nga 200 euro .

Me të njëjtën akuzë janë të ngarkuar edhe dhjetëra deputetë të tjerë që ishin të arrestuar për hedhjen e gazit në Kuvend dhe ata pritet që së shpejti të dalin para Gjykatës.

Aida Dërguti aktualisht nuk është pjesë e skenës politike pas dorëheqjes së ofruar kohë më parë, ndërsa Donika Kadaj-Bujupi është deputete e AAK-së ani pse dje ka votuar kundër Qeverisë së Hotit, pjesë e së cilës është edhe partia e saj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0