Donika Gërvalla në listën e Vjosa Osmanit për deputete në Kuvendin e Kosovës

HomeAktualitet

Donika Gërvalla në listën e Vjosa Osmanit për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani, ditë më parë ka nënshkruar marrëveshje me liderin e VV-së, Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton GazetaBlic.

Në bazë të kësaj marrëveshje, në listën e VV-së do të jenë edhe kandidatët për deputetë nga lista e Vjosa Osmanit.

Burime të GazetaBlic kanë bërë të ditur se pjesë e kësaj liste do të jetë edhe Donika Gërvalla.

Gërvalla, ashtu edhe si Vjosa Osmani, janë përjashtuar nga të gjitha funksionet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kosova do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt./GazetaBlic

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0