Donald Trump: “Serbia dhe Kosova janë vr arë nëmës veti dhe pastaj erdhën dhe u përqafuan…

HomePolitike

Donald Trump: “Serbia dhe Kosova janë vr arë nëmës veti dhe pastaj erdhën dhe u përqafuan…

Në një tubim parazgjedhor në shtetin federal të Pensilvanisë, Trump përsëri foli për ndërmjetësimin e tij midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe midis Izraelit dhe vendeve arabe, duke u paraqitur para votuesve se po sjellë paqe për palët në konflikt dhe duke kritikuar mediat kryesore amerikane që nuk raportojnë për këtë.

“Kosova dhe Serbia janë vrarë ndërmjet veti për shumë vjet, ata thjesht vr iteshin, nuk e duan njëri-tjetrin, sikur edhe izraelitët dhe palestinezët. Ne bëjmë tregti me të dyja palët, kështu që kemi një farë fuqie. Unë iu thashë, le të bëjmë një marrëveshje dhe të krijojmë paqe ekonomike dhe paqe në përgjithësi. Ata erdhën në zyrën time dhe nënshkruan. Ata u përqafuan, ishte e mrekullueshme t’i shohësh. Ne shpëtuam shumë jetë”, ka pretenduar Trump mbrëmë.

Javën e kaluar, në një tubim parazgjedhor në Karolinën e Veriut, Trump gjithashtu tha se ai meriton Çmimin Nobel për Paqen për arritjen e ndalimit të “vr asjeve masive midis Serbisë dhe Kosovës”.

“Jam i sigurt se gjëja tjetër është Çmimi Nobel për Paqe. Ne jemi duke ndaluar vr asjet masive midis Serbisë dhe Kosovës. Ata kanë v rarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite. Ata do të pushojnë të vr iten ndërmjet veti. Ju e dini, ata këtë e kanë bërë për qindra vjet, megjithëse me emra të ndryshëm”, ka pretenduar Trump më 19 shtator.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq u zotuan të normalizojnë marrëdhëniet ekonomike më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Për arritjen e kësaj marrëveshjeje, deputeti suedez Magnus Jakobson nominoi qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel të Paqes vitin e ardhshëm.

Për Çmimin Nobel për Paqë në 2021, më parë Trumpin e ka nominuar edhe një djathtist norvegjez Christian Tibring-Jed, për ndërmjetësim në krijimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe./Insajderi.org.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0