Donald Trump i jep ultimatum OBSH’së për të ndryshuar sjelljen mbi koronavirusin

HomeAktualitet

Donald Trump i jep ultimatum OBSH’së për të ndryshuar sjelljen mbi koronavirusin

Presidenti amerikan Donald Trump duket se i ka dhënë 30 ditë ultimatum OBSH për të ndryshuar mënyrat e saj, ose ndryshe të humbasë përgjithmonë mbështetjen financiare të SHBA.

Kërcënimi i tij vjen me një letër ku kritikon ashpër reagimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në reagimin e saj ndaj pandemisë Covid-19, si dhe marredhënien me Kinën.

“OBSH ka bërë disa herë pretendime mbi koronavirusin që kanë qenë ose të pasakta ose të shtrembëruara”, shkruante Trump në letrën me katër faqe për drejtorin e përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Por disa ekspertë kanë thënë se kërkesat e Trump janë të papërshtatshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0