Dodik provokon: Nëse Kosova mbetet në Serbi, edhe Republika Serbe do të mbetet në BeH

HomePolitike

Dodik provokon: Nëse Kosova mbetet në Serbi, edhe Republika Serbe do të mbetet në BeH

Nëse Kosova “mbetet” në Serbi, edhe Republika Serbe do të mbetet në Bosnjë e Hercegovinë, ka thënë anëtari i Presidencës së BeH, Millorad Dodik.

Në një konferencë me gazetarët, të mbajtur pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe anëtarët e qeverive të Serbisë e të RS-së, deklaroi se edhe Republika Serbe duhet të ketë të drejtën si Kosova të deklarohet për identitetin e saj, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.

“Pse ne të mos e kemi atë të drejtë”, ka pyetur Dodik dhe ka shtuar: “Nëse Kosova mbetet pjesë e Serbisë, (thotë kështu, ani pse Kosova ka dekada që është shtet i pavarur – plotësim ynë) edhe ne do të konsiderohemi pjesë e Bosnjës e Hercegovinës”.

Ndaj konstatimit të tij presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se “do të shqyrtoj me kujdes përgjigjen në pyetjen e Dodikut, meqë bëhet fjalë për një çështje shumë të ndjeshme”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0