Do të ta fus p lumb në kokë ; Zyrtari i administratës e k ërcënon drejtorin e Financave në Pejë

HomePolitike

Do të ta fus p lumb në kokë ; Zyrtari i administratës e k ërcënon drejtorin e Financave në Pejë

Një mijë e 58 euro që Qeveria e Kosovës ndau për secilin zjarrfikës u bënë “mollë sherri” mes zyrtarit të Administratës në Drejtorinë e Emergjencave në Komunën e Pejës, Gani Krasniqit dhe drejtorit të Financave në këtë komunë, Jeton Abazajt.

Për shkak se ky i fundit nuk e futi në listë për të përfituar nga kjo shumë, Krasniqi i shkoi Abazajt në zyre dhe e k ërcënoi se do ta v rasë.

Drejtori i Financave tha se rastin e ka raportuar në polici dhe se pas deklaratës së tij policia e ka arrestuar zyrtarin e Administratës së Emergjencave.

Abazaj thotë se Krasniqi ka shkuar në zyrën e tij dhe e ka k ërcënuar se “do t’ia fusë p lumb në kokë”.

“Debati ka ndodhë për një vendim të qeverisë që ne e kemi zbatuar si komunë dhe i akuzuari në këtë rast është ankuar kinse unë ia kam bërë të padrejtë, nuk e kam fut në listë për pagesën e zjarrfikësve, kur ai nuk ka qenë zjarrfikës, por ka punu në administratë. Të njëjtën lëndë, kur ka pretendu se i është bërë e padrejtë e ka dërgu edhe në Krimet Ekonomike. Unë u kam raportu edhe Krimeve Ekonomike për këtë punë. Ai nuk është mjaftu me këtë punë dhe vjen më k ërcënon në vendin e punës, me fjalë ‘do ta fusë p lumb në kokë’. Në mesin e tre-katër dëshmitarëve në korridor e ka fut dorën në brez, kinse do ta nxjerrë a rmën”, ka thënë Abazaj për Sinjalin.

Drejtori i Financave thotë se ai nuk ka pasur të drejtë të përfshijë edhe Krasniqin në listën e këtyre pagesave, pasi që vendimi i qeverisë vlen vetëm për zjarrfikësit, kurse ai nuk është zjarrfikës.

“Atij nuk i ka taku ajo pagesë, unë nuk kam pasë të drejtë as me e fut në listë, edhe nëse kisha dashtë. Vendimi i kryeministrit Hoti para katër javësh ua ndan zjarrfikësve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës 1 mijë e 58 euro. Ai nuk është zjarrfikës, punon në Drejtorinë e Emergjencave, por nuk punon në terren, Vetë drejtori i Zjarrfikësve në Pejë nuk e ka fut në listë emrin e tij, se nuk i takon, me plotë të drejtë , se ai nuk është AMES dhe ai ankohet në prokurori në Kr imet Ekonomike më herët. Tri-katër javë ndodhë ky debati i djeshëm, pikërisht për këtë punë, në fakt k ërcënimi. Zyrtari Punon në Administratën e Drejtorisë së Emergjencave”, përfundoi Abazaj.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka deklaruar se Krasniqi pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

“E ka kë rcënu drejtorin e Financave në zyre dhe është arrestuar, si dhe është intervistuar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0