Djali i avokatit Tomë Gashi nuk deshi të përfshihej në listën e VV’së

HomeAktualitet

Djali i avokatit Tomë Gashi nuk deshi të përfshihej në listën e VV’së

Albin Gashi, ish-kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, konfirmoi mos-pjesëmarrjen në listën e publikuar sot nga partia me të cilën garoi, për, siç thotë ai, arsye të angazhimeve private.

I biri i avokatit Tomë Gashi e konfirmoi një gjë të tillë me anë të ‘Facebook’-ut, teksa ka thënë se ka pasur kërkesa të jetë pjesë e fushatës së zgjedhjeve të ardhshme, shkruan Gazeta Express.
“Për shkak të angazhimeve private, në këto zgjedhje nuk do të jem pjesë e listës së deputetëve të LVV-së. Për këtë, të hënën, në takim, e kam njoftuar edhe kryetarin e Lëvizjes, z. Albin Kurti”, ka deklaruar Gashi në ‘Facebook’.

Madje, ai i konsideroi këto zgjedhje si “referendum” për partinë e tij.
Gashi, në zgjedhjet e 6 tetorit të 2019’ës, nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme që të siguronte ulësen e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Ai, në zgjedhjet e 6 tetorit, mori vetëm 3 mijë e 419 vota.

Numrin të cilin Gashi e barte në zgjedhjet e kaluara ishte 44. /Gazeta Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0