Ditari i panjohur i Enver Hoxhes: Vendosëm të kthehemi në atdhe me tren, njoftova shokët e Sigurimit që…

HomeAktualitet

Ditari i panjohur i Enver Hoxhes: Vendosëm të kthehemi në atdhe me tren, njoftova shokët e Sigurimit që…

Publikohet ditarin e panjohur të udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, të mbajtur plot 60 vite më parë, gjatë periudhës tetor-nëntor 1960, kur ai së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në udhëheqjen e lartë të PPSH-së së asaj kohe, si Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, morrën pjesë më festimet e 43-vjetorit të “Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit” si dhe mbledhjen e 81 partive komuniste nga e gjithë bota që u mbajt në sallën “Gjeorgjevskaja” të Kremlinit në Moskë.

Çfarë shkruan ish-udhëheqësi komunist i Shqipërisë për atë ngjarje që konsiderohet si një nga më të rëndësishmet në historinë e vëndeve komuniste të mbarë botës, por edhe në marrdhëniet në mes Tiranës zyrtare dhe Kremlinit, e cila çoi edhe në prishjen përfundimtare të marrdhënieve në mes tyre, si dhe ç’ndodhte me delegacionin shqiptar, që nga mbërritja e tyre në Moskë, takimet me delegacionet e huaja të partive komuniste që merrnin pjesë aty, bisedimet e acaruara me palën sovjetike të kryesuar prej Nikita Hrushovit, që protestuan për dënimin e Koço Tashkos e Liri Belishovës, etj., e deri në ditën e fundit që ata u detyruan të largoheshin me tren nga Bashkimi Sovjetik…?!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0