Diplomati Gjerman “selam“ Richard Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, lija Kosovën njerëzve të saj

HomeAktualitet

Diplomati Gjerman “selam“ Richard Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, lija Kosovën njerëzve të saj

Ish diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka reaguar ndaj ish-emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili tha se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë, duke iu referuar Albin Kurtit.
Ischinger përmes një postimi në Twitter i tha Grenellit se mandati i tij ka skaduar dhe e këshilloi që të ia lë Kosovën njerëzve të saj.

“Ric, sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lejani Kosovën njerëzve të Kosovës”, ka shkruar ai.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0