Dikur e kritikonte ashpër, por sot Kimete Berisha befason më fjalët ndaj Kadri Veselit

HomeAktualitet

Dikur e kritikonte ashpër, por sot Kimete Berisha befason më fjalët ndaj Kadri Veselit

Ish shefi i SHIK-ut dhe Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u paraqit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Veseli u deklarua i pafajshëm ndaj këtyre akuzave, teksa mbrojtja tha se do të dorëzojë kërkesë për lirimin e tij deri në nisjen e gjykimit.

“I nderuari gjykatës, i dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë, se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, tha Veseli kur u pyet nëse dëshiron të deklarohet i pafajshëm apo fajtor për aktakuzën.

E pas paraqitjes së Veselit ka reaguar opinionistja Kimete Berisha, e cila njihet si një ndër kritikueset më të mëdha të Veselit, e cila jo rrallë herë përmes shkrime ka ‘goditur’ me akuza Veselin.

“Kësaj i thonë burrni-I lumtë Kadri Veselit për paraqitjen dinjitoze. Krenar, i matur, i mençur dhe fjalëpak. P.S. E jo m’u përqyrrë më Gjykatë e m’i shfrytëzu sentimentet e qyetarëve, e m’i nxit m’u bë kërrsh mes vete”, ka shkruar Berisha

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0