Digjen dy vetura të familjes së Sabit Gecit

HomeAktualitet

Digjen dy vetura të familjes së Sabit Gecit

Persona të panjohur kanë djegur dy vetura të familjes së Sabit Gecit.

Njëra veturë e tipit Audi pronë e Sabit Geci dhe një tjetër BMW e vajzës së tij janë përfshirë nga flakët sot rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen Pejton të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, kur dy të rinj të maskuar, sic shihen në kamerat e sigurisë, i janë ofruar veturës së Gecit e kanë lyer me benzin dhe ia kanë futur flakën në kohën kur familja Geci ishte në gjumë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe, pasi ka parë kamerat e sigurisë, e ka cilësuar këtë akt si zjarre vënie të qëllimshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0