Diellza Kolgeci i reagon regjisores e cila tha se modelja e ka rrahur atë

HomeShowbiz

Diellza Kolgeci i reagon regjisores e cila tha se modelja e ka rrahur atë

Regjisorja e njohur Blerta Zeqiri ishte e ftuar në rubrikën “Rikthim në kohë” në emisionin e mëngjesit në T7.Duke folur për disa nga këngët e përzgjedhura për këtë rubrikë e që ndërlidhen me jetën e saj, ajo ndau një përvojë jo të mirë nga e kaluara.
Regjisorja tregoi se si dikur ishte ngacmuar dhe ishte rrahur nga një emër i njohur sot, Diellza Kolgeci.

Tani ka reaguar edhe Diellza Kolegeci, e që e njëjta është shprehur se një gjë e tillë ka ndodhur kur kanë qenë të vogla.“Nuk mund të quhet bullizem, pasi kjo ka qenë vetëm një përleshje e vogël mes fëmijëve. Blerta ka pasur inat me mua por edhe më ka dashur. Unë e kam detyruar të marrë pjesë në programe të shkolles, andaj sot është regjisore kaq e mirë. Raporti jonë mbetet i mirë, kemi kontakte, e uroj kur fiton çmime, pasi njihemi dhe familjarisht”, tha Kolgeci.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0