Gjatë mbrëmjes së kaluar në Prizren dyshohet se ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një e mitur ka raportuar në policisë se ishte dhu nuar nga një person, transmeton IndeksOnline.
Siç njofton policia i dyshuari dhe viktima janë takuar së bashku nga njësiti policor, të cilët janë shoqëruar në stacion policor. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori, Qendra e Punës Sociale dhe mbrojtësi i Viktimave.
“Viktima së bashku me prindin e saj është kthyer në shtëpi, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit vazhdon të hetohet me procedurë të rregullt”, përfundon raporti./IndeksOnline
COMMENTS