Dhëndri që zgjodhi msitin e tij dhe që i bëri porosi cilën nuse me ia marrë

HomeSociale

Dhëndri që zgjodhi msitin e tij dhe që i bëri porosi cilën nuse me ia marrë

Dosje e punuar nga studentet e gazetarisë, viti i parë: Agnesa Sfishta, Verona Krasniqi dhe Albulena Zogjani

Më parë, fati i jetës varej nga msiti se cilën nuse ose cilin dhëndërr do e zgjedhnin për një beqarë/e, e kjo gjë nuk u nvar për Ukë Rexhahmetaj.
Nga kjo ai njihet si personi që ia krijoi vetës fatin. 80 vjeçari tregon se në mahall të tij ishte një vajzë simpatike, e që ai e simpatizonte.

Ai thoshte se dilte çdo ditë me shokë në lagje për të luajtur, por më shumë dilte që me pa Rabijën, ku e përshkruan atë si vajzë e gjatē, e bukur, bel të hollë, por jo edhe si të zellshme.
“Krejt mahalla ka fol për bukurinë e saj, por kërkush se lypke për nuse se ka qenë demelicë”, tha i moshuari.
80 vjeçari rrëfen se me mixhën e tij ishte shumë i lidhur, ku edhe i kërkoi që të bëhej ai msiti për të.
“ I thash bohu msiti jem për Rabën, po mos trego që të kom porosit, bonu kishe s’po din kurgjo”, tregon Uka.
Ahmeti i kishte thënë Ukës që kur të iu thot prindërve të tij, nuk kanë me pranu sepse Rabija nuk ishte e vyme ashtu siç e donte zakoni dhe një ndër kushtet që me marrë s’i nuse ajo nuk e kishte. Ashtu si e don zakon, por edhe kënga.

Mos pyet që’grua është ! Si për ara , si për vreshte Puna e saj s’gjendet në jetë , Punon vetëm sa dhjetë !
“Unë rrisha rahat se e disha që kërkush se lyp si nuse se nuk ishte punëtore”, shtoi Rexhahmetaj.
Kur Ahmeti iu kishte thënë prindërve të Ukës që me shku me ia lyp dorën Rabijës, ata nuk dëshironin për të njejtën arsye si gjithë të tjerët. Pas këmbnguljes së mixhës, ata kishin shkuar, mirpo jo për tia kërkuar dorēn por kinse s’i mysafirë vetëm për ta shikuar më nga afër se a dinte të paktën diçka për të bërë, të cilët kishin qenë për herë të parë tek ajo.
Rabija sipas prindërve të Ukës dinte të pergatiste kafe me kajmak, ashtu siç dëshironte pjesa e Dukagjinit si dhe dinte të pyeste se si janë.
Kur ishin kthyer, prindërit i kishin thënë Ukës që ia kishin gjetë një nuse dhe kishte për të u martuar të Enjten.
“Menjëherë unë jom shku te Ahmeti prej gëzimi,por ai luajti me mua”, tha Uka.
Ai tregon se mixha i tij kishte bërë shaka me të duke i thënë që kanë me martu me dikë tjetër dhe se Rabinë familja e tij nuk e kishte pranuar.
Kështu 80 vjeçari nga Peja, tha se në atë kohë mendonte që ka për të u martuar me një vajzë tjetër.
“ Dita e dasmës sime ka qenë më e mërzitshmja deri në natën e martesës, kur shkova në dhomë dhe e pash që Rabija osht nusja jem”.
Por nëse mendohemi se martesat e asaj kohe kanë qenë kaq të thjeshta e kaq të lehta gabohemi, pasi që me bo dasëm në atë kohë ka qenë shumë e vështirë.
Po nga kjo pjesë pothuajse të gjitha dasmat cilësohen se kanë qenë të njëjta për nga oragnizimi e festimi, por për nga koha në kohë dasmat kanë ndryshuar plotësishtë.

Populli shqiptar gjithmonë ka konsideruar martesën e shenjtë. Që nga lindja përmes ninullave fëmijës i dëshirohej të martohet me nuse apo me burr të mirë, i bëhej dasmë e madhe dhe me shumë krushq.
Zakonisht dasmat janë bërë me mësit, të jesh mësit (shkues) është nder dhe respekt. Mësiti kishte për qëllim që të bindte të dy familjet. Nëse kreu i familjes nuk ka dashur që ta fejonte vajzën në atë shtëpi arsyetohej se vajza është e re. Kur mësiti shkon në shtëpinë e vajzes të gjithë dinë arsyen e ardhjes së tij, por ai prap kërkon përgjigje por me rrotlla. Meshkujt e familjes së nuses kur duan të shtyejn edhe pak përgjigjen dhe porosisin kafe. Kafeja nuk pihet deri sa të jepet përgjigjeja dhe të bëhet perhajr. Kur vajza bëhej perhajr gjuanin cigare shenjë nderi, pastaj shkuesi sillte fjalën tek dhëndrri. Ishte zakon që dikush të shtinte me armë që të lajmroheshin të afërmit dhe fshati se filani u miqësua me filanin. Shkuesi caktonte edhe diten e ahengut. Derisa burrat bëjnë perhajr nusen, vajza nuk di asgjë, kur më e vjetra e shtëpisë ia prek flokët ma kanë ajo e kupton që e kanë fejuar.
Zakonisht dasma fillonte atëherë kur dhëndrri dërgonte kanen nuses për kanagjegj. E kur bëhej përhajr fjala atëherë defi e kënga kriste.

Na ka ardh ni myzhde, o na ka ardhe ni dore 2X
Na ka ardh kollaj o si me kpute ni molle 2X
Si me kpute oj mollen prej rremi 2X
Sa kallaj na e dha ai i biri qenit o 2X

Tri ditë para dasmës në shtëpinë e dhëndrrit fillonte kënga dhe gëzimi. Për festë fillonin të vini mysafirë e të tjerë që të ndihmojnë për dasmën. Fillimin e saj e lajmëronte pastrimi i grurit kokër për kokërr.

Kanagjegji fillonte tek familja e nusës ku atu mblidheshin vajzat e familjes së ngushtë dhe të gjerë dhe shoqet e saj. Ato i këndonin jetës dhe rinisë së vajzës. Pas pjesëve të caktuara të këngëve nusja qanë pastaj fillojnë ti vënë kanën. E që përmes këngëve të kanagjegjit, kuptohej qartë se çfarë e pretë nusen në shtëpin e burrit, pra këto këngë nuk i thuheshin pa një qëllim.

Kaj moj lule , n’shami t’allit , ty t’ka lan loja e Bajramit ! Kaj moj lule , n’shani t’xhyvezit , ty t’ka lan ‘ loja e Shen Gjergjit !

Ndërsa nusja më e re në shtëpinë e dhëndrrit e përgatiste kulaçin prej misri i cili do të thyhet në dasmë, gjysma e tij ruhet për nusen dhe dhëndrrin që ta hanë për darkë. Kjo do t’iu sjell bereqet.
Gjatë kohës së përgatitjes vajzat e ngacmojnë nëse u provokua dhe flet nusja e re që do të vijë nuk do jetë nuse e mirë. Ndërsa burra të caktuar do bëjnë ushqimin për dasëm. Sipas zakonit dasmat bëhenin të hënën dhe të enjteve, kurse të dielen martohen të vejat. Derisa nusen e bëjn gati për nusëri në dhomën e pajës këndohet e vallëzohet.
Paja apo çeizi përbën veshje të ndryshme të cilat përgatiten qysh në fëmijërinë e vajzave. Babai i vajzës pret miq e dashamirë me të cilët do përcjell vajzën për nuse.
Mysafirët shërbehen me kafe dhe mbështjellet edhe duhani. Tek dhëndrri pritej koha e përcaktuar të shkojnë të marrin nusen ku këndohej e vallzohej me def, edhe burrat në odë prisnin kohën duke bërë muhabet. Në shtëpinë e nuses burrat këndojnë me çifteli, tupan dhe gërrnet, gjithashtu luanin edhe lojën “kapuça” ku qëllimi i lojes ishte të gjendet kokrra e fshehur nga kundërshtari. Kjo lojë zakonisht luhej në dasma, festa, miqësi, çdo rast gëzimi ku mblidheshin njerëzit.
Zakonisht krushkat (gratë e qerres) niseshin të parat për te familja e nuses ku iu prin më e vjetra e familjes së dhëndrrit, vjehrra, por edhe djali i qerres i afërm i familjes së dhëndrrit. Pas ngrënjes së drekës djemtë e familjes së vajzës paketojnë çeizin e vajzës që do niset bashkë me të.
Vjehrra kishte të drejtën ta shihte nusen e para pastaj edhe të tjerat ku nusja i jep djalit të qerres dhuratë dhe anasjelltas ku pas tij i japin edhe të tjerët dhurata. Plaka e vjetër i jep kokrra sheqeri, vjehrra hjek duvakun dhe të afërmit e nuses e dërgojnë atë në qerre. Ku plaka e qerres hedh kokrra sheqeri ku i mbledhin fëmijët.

E ashtu siç e donte adeti përmes këngës e përshkruanin nusen.

Sa e mire na duel nusja , mashallah , mashallah Paska balle per perishan , paska vetullën si gajtan . parka synin si filxhan ..

Krushqëve iu prin bajraktari (flamurtari) i cili është i afërm i dhëndrrit. Pasi të mbërrijnë nusja ka një monedhë në dorë ashtu edhe dhëndrri në mënyrë që jeta t’iu kalojë me pasuri të mjaftueshme. Këtu thyhet edhe kulaqi për bereqet. Para se nusja të hyjë në shtëpi ajo lyen duart me mjaltë ose sherbet dhe tri herë spërkat derën që në këtë shtëpi ti shkojë jetë e ëmbël dhe hynë brenda me këmbën e djathtë. Më pas dhëndrri hynë në dhomën e fjetjes ku aty nusja e pret në këmbë

Po ashtu kënga përsëri nuk kishte të ndalur, e që në funë nuses I kërkohej diçka shumë interesante

. Mori nuse qi na ke ardhë , n’krve i’motmotit na leſt i djal ! Mori nuse mori dallendyshe , a i ke pru vjehrrës kmishe ? Ja kam prue , e bajt me shnet , ma ka dhanë djalin e vet . “

Ndërsa nusen të nesërmen e pritnin punë e “gajle” të shumta, e jo si në kohën moderne “muaji I mijaltit”. E nga kjo ditë nusës I kujtohen vargjet që ju kënduan gjatë natës së kënas.

Ani shka po t’bajne kto dy magjupe , ani duert e bardha po t’i bajnë t’kuqe , ani ku ki besen çik qi na ki dhan ani durve të bardha s’u ngjes kan.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0