Detaj interesant nga takimi Rugova-Millosheviç: Kryetari e fshiu para ‘kasapit’ emrin Metohi nga Kosova

HomeAktualitet

Detaj interesant nga takimi Rugova-Millosheviç: Kryetari e fshiu para ‘kasapit’ emrin Metohi nga Kosova

Adnan Merovic ish-bashkëpunëtori më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka dhënë detaje interesante rreth takimit të presidentit të ndjerë me Slobodan Milosevic në Beograd.Në atë takim Rugova u detyra që të shkonte, pasi ishte marrë peng në shtëpinë e tij.Adnan Merovci dje në T7 ka dhënë detaje interesante nga takimi i Rugovës me Milosevicin në Beograd.

Ai ka thënë se pasi ishin marrë peng në shtëpinë e presidentit, kanë qenë dy persona që kanë ardhur tek shtëpia dhe kanë thënë se Milosevic ju pret në takim, nesër në ora 9:00.”Nuk ka kushte për takim. Ne i kemi kryer bisedat, tash për tash nuk është gjendja për të biseduar”, ka cituar Merovci fjalët e Rugovës.
Tutje ish-bashkëpunëtori i Rugovës, ka thënë se të nesërmen janë detyruar që pa vullnet të shkojnë ai dhe Rugova në takim me Milosevicin.

Merovci ka dhënë detaje më pas nga ky takim, duke treguar se si Rugova e ka fshirë emrin e Kosovo Metohi, përpara syve të Milosevicit, transmeton Gazeta Metro.”Milosevici i kishte vu përpara një letër Rugovës për ta nënshkruar, që sipas tij ishte deklaratë e përbashkët për media. Mua më thirri Rugova brenda, Adnan tha hajde kqyre këtë letër”, ka shpjeguar Merovci.Në vazhdim ai ka thënë se Rugova në tekstin e asaj deklarata e ka fshirë emrin Metohi nga Kosova, para syve të Milosevic.“Rugova e fshiu fjalën Metohi në takim me Milosevicin. Adnan tha unë po e nënshkruaj veç këtë fjalë po e fshij. Ata ja sjellën një llak të bardhë dhe Rugova e fshiju këtë pjesë, ndërsa Milosevic jo”, ka rrëfyer Merovci.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0