‘Dështon’ spektakli i Albin Kurtit me shkarkime: Rikthehen në punë 3 drejtorët e ndërmarrjeve kryesore

HomePolitike

‘Dështon’ spektakli i Albin Kurtit me shkarkime: Rikthehen në punë 3 drejtorët e ndërmarrjeve kryesore

Spektakli i kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke shkarkuar drejtorët e Ndërmarrjeve kryesore publike në Kosovë doli një dështim, pasi këto shkarkime janë bërë duke pasur shkelje të rëndë të ligjit dhe të drejtave të punëtorëve.

Kurti tha se filloi me çkapjen e shtetit dhe po shkarkon të korruptuar e të papërgjegjshëm nga puna, por ai këto shkarkime i zëvendësoi duke emëruar militantë e anëtarë të Vetëvendosjes nëpër Bordet e Ndërmarrjeve Publike.

Të gjitha këto emërime nga Kurti u bënë duke mos respektuar asnjë ligj dhe rregullore të RKS, duke mos hapur konkurse dhe duke mos pasur transparencë në zgjedhjen e Bordeve, gjithçka merrej vesh nga zyra e kryeministrit se u shkarkuan dhe emëruan Borde të reja.

Huqja apo dështimi i Kurtit për shkarkimin e njerëzve nëpër Borde dhe shkeljen e rën dë të ligjit e dëshmoi sot Inspektorat i Punës, ku kërkoi rikthimin në punë të tre drejtorëve të shkarkua.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 2