Dështon seanca e Kuvendit, votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje shtyhet për javën tjetër

HomeAktualitet

Dështon seanca e Kuvendit, votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje shtyhet për javën tjetër

Ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku ishte paraparë të hidhet në votim në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Seance ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala.

“Nuk ka kuorum për mbajtjen e kësaj seance. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi duke marrë parasysh zhvillimet politike në vend, ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për datën 11 nëntor 2020”, tha Shala.

Projektligji parasheh plotësimin e një sërë ligjesh, i cili përfshinë edhe tërheqjen e 10-përqindëshit nga vetë qytetarët nga Trusti.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj. Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0