Dështon mbledhja e LDK-së, por zbulohen emrat e ministrave të ardhshëm

HomePolitike

Dështon mbledhja e LDK-së, por zbulohen emrat e ministrave të ardhshëm

LDK nuk ka arritur të mbajë mbledhjen e planifikuar për ditën e sotme, ku do të bëheshin publikë emrat e ministrave të ardshëm që ata do të prezantonin për qeverinë e re, ku pritet që Abdulla Hoti të mandatohet kryministër.

Këtë lajm e konfirmoi zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili tha: “Takimi i Kryesisë së LDK-së mbahet pasi Gjykata Kushtetuese të publikojë dhe të ju dërgojë palëve aktvendimin e plotë”.
Njëkohësisht, disa nga anëtarët e Kryesisë e kanë të pamundur pjesëmarrjen në takim këtë të diele, prandaj takimi i Kryesisë mbahet, tentativisht, nesër”.

Ndërkohë burime të Klan Kosova kanë bërë me dije se emrat që do të paraqiten nga LDK për postet e ministrave janë: Vlora Dumoshi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Agim Veliu me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Lumir Abdixhiku me Ministrinë e Financave dhe Transfereve, Arban Abrashi me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Armend Zemaj me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Hykmete Bajrami do të zë postin e zëvendëskryeministres.
Ndërkaq, Besian Mustafa do të lë postin e ministrit të Bujqësisë dhe do të merr atë të udhëheqësit të Dikasterit të Integrimeve Europiane në kuadër të MPJ.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0