Dështon fushata Trump / Dr.Fauci del kundër presidentit

HomeAktualitet

Dështon fushata Trump / Dr.Fauci del kundër presidentit

Vaksina kundër Covid-19, sikurse pritej, do të jetë kryefjalë e fushatës presidenciale në SHBA. Presidenti aktual, Donald Trump, shpreson që Amerika ta mësojë nëse një vaksinë e tillë do të jetë efektive para zgjedhjeve, gjë që nuk duket të ndodhë. Sidoqoftë, eksperti i sëmundjeve infektive, Dr.Anthony Fauci tha se nuk është një qëllim i pamundur.

Gara globale për të gjetur një vaksinë po ecën përpara me një ritëm record. Tri vaksina kandidate janë në provat klinike të fazës 3 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fauci në një ngjarje virtuale “Science on the Front Lines” ka thënë se ka të ngjarë të çertifikohet në fund të vitit një vaksinë e mundshme efektive, para se zyrtarët të përcaktojnë nëse ajo duhet administruar në publik.

“Sidoqoftë, nëse ka aq shumë infeksione në provat klinike, saqë studiuesit mund të përcaktojnë efikasitetin e vaksinës më shpejt sesa parashikohet, – tha Fauci, skenari parazgjedhor i Trump mund të bëhet i vërtetë”, – shkruan Newsweek. “Siç thashë, nuk është e pamundur, por nuk ka gjasa që të kemi një përgjigje përfundimtare në atë kohë, -saktësoi Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. – Më shumë gjasa kemi në fund të vitit”.

Trump ka përkrahur afatin kohor si një arritje nga administrata e tij dhe u tha gazetarëve të premten e kaluar se një vaksinë mund të dorëzohej para 1 nëntorit: “Vaksina do të jetë shumë e sigurt dhe shumë efektive, do të dorëzohet shumë shpejt”. Ndërkohë, Fauci siguroi publikun se çdo vaksinë që do të dalë në treg do të duhet të kalojë standardet normale dhe se shpejtësia nuk do të thotë të sakrifikosh sigurinë.

Pavarësisht nga garancitë e tij, disa njerëz mbeten skeptikë, me sondazhet që tregojnë se një e treta e amerikanëve nuk po planifikojnë ta marrin vaksinën. Bazuar në të dhënat që dalin nga provat klinike, Fauci është gjithashtu optimist, megjithëse me kujdes, se të paktën një vaksinë do të jetë e suksesshme. Por ai ende nuk ka lëvizur nga afati i tij origjinal se do të ishte fundi i vitit, ose fillimi i 2021, momenti kur vaksina anti Covid të administrohej në publik.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0