Deri më 1 gusht pezullohen pushimet e të gjithë punëtorëve shëndetësorë

HomeAktualitet

Deri më 1 gusht pezullohen pushimet e të gjithë punëtorëve shëndetësorë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se janë pezulluar të gjitha pushimet vjetore deri më datën 1 gusht 2020 për të gjithë të punësuarit në institucionet publike nën menaxhim të ShSKUK, përfshirë stafin shëndetësorë dhe tekniko-administrativ, shkruan GazetaLajmi.

Ky vendim është marrë në koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale.

Po ashtu të gjitha spitalet janë obliguar që të krijojnë hapësira shtesë, krahas hapësirave aktuale që kanë për trajtim të pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19.

“Janë ndërmarrë masa që edhe në QKUK të krijohen hapësira shtesë. Në Klinikën e Neurologjisë shpejt do të jenë të gatshme hapësirat për pranim të pacientëve të dyshuar me Covid-19”, është thënë në njoftimin e SHSKUK-së.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0