Dërgonin emigrantë shqiptarë me gomone për në Britani, arrestohen kontrabandistët

HomeBota

Dërgonin emigrantë shqiptarë me gomone për në Britani, arrestohen kontrabandistët

Policia franceze vijon të arrestojë kontrabandistë të cilët kalojnë ilegalisht emigrantë në Britaninë e Madhe. Së fundmi në pranga ka rënë një 54-vjeçar nga Londra i quajtur Uayne Mills.Sipas mediave të huaja, Mills është personi i tretë që bie në pranga për shkak se është kapur në tentativë për të transportuar me gome 5 shqiptarë në Britaninë e Madhe.Rojet bregdetare kanë thënë se janë duke iu përgjigjur incidenteve të shumta që ndodhin në Kent me emigrantët e paligjshëm që paguajnë shumë marramendëse për të kaluar në Britani, madje edhe duke rrezikuar jetën tyre.

Anijet e Forcave Kufitare Seeker dhe Speeduell gjithashtu kanë qenë aktive që nga orët e para të mëngjesit të së premtes.Në ujërat franceze autoritetet shpëtuan më shumë se 40 emigrantë përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy persona me aftësi të kufizuara.
Të paktën 202 emigrantë arritën të kalojnë në Britani të enjten, rekord personash ky në një ditë të vetme.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) njoftoi sot se Mills u dënua 4 vjet burg dhe i është ndaluar që të hyjë në Francë për 10 vjet.Dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve është britanik, u dënuan më parë dhe u burgosën në Francë pasi u arrestuan ndërsa përgatiteshin të largoheshin nga porti francez i Cherbourg më 27 qershor në një anije të vogël me pesë emigrantë shqiptarë në bord.Personi që drejtonte varkën, Joshua Van Praagh, 25 vjeç nga Portsmouth u burgos për tre vjet dhe u ndalua të kthehej në Francë për 10 vjet.Edhe shqiptari Armando Hodo 25 vjec u burgos për 3 vjet dhe gjithashtu iu ndalua hyrja në Francë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0