Deputetja e VV-së i drejtohet Zemajt: Ti nuk je njohës, ti këqyr kush çka po thotë

HomeAktualitet

Deputetja e VV-së i drejtohet Zemajt: Ti nuk je njohës, ti këqyr kush çka po thotë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, në seancën për menaxhimin e pandemisë COVID-19 që po mbahet në Kuvendin e Kosovës thotë se me qindra orë shtesë nuk po paguhën për punëtorët shëndetësor e për policët.

Deputetja e VV-së, iu drejtua ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke i thënë se nuk është njohës i kësaj fushe dhe se pret e shikon se kush çka po thotë.

“Me qindra orë shtesë nuk po paguhen për punëtorët shëndetësorë, për policët. Ju jeni me vite në pushtet, nuk jon krejt për ty ministër se ty mas pakti po t’i adresojë. Nuk je njohës po këqyr çka kush po të thotë. Njerëz nga qeveria jote e kanë degraduar këtë sistem”, tha Kollçaku. /Express/

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0