Deputetja e PDK’së: Diaspora e braktisi Kurtin, s’po tregon sa para janë grumbulluar

HomePolitike

Deputetja e PDK’së: Diaspora e braktisi Kurtin, s’po tregon sa para janë grumbulluar

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, po thotë se diaspora shqiptare e ka braktisur kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, pasi ky i fundit u kërkoi para për të luftuar situatën me pandeminë COVID-19.

Deliu përmes një reagimi ka thënë se Kurti nuk e ka bërë fare transparent të gjithë procesin e dërgimit të parave drejt Kosovës dhe së dyti thotë se dështoi edhe me shumën e mjeteve që u grumbulluan. Sipas saj një situatë e tillë është tregues se Kurtin është braktisur nga diaspora.

“Në fillim të prillit qeveria e shkarkuar e Kurtit bëri thirrje për donacione nga diaspora për të luftuar koronavirusin. Ky projekti i donacioneve të Kurtit bën pjesë në 100 dështimet e tij gjatë 100 ditëshit si kryeministër për arsye të dyfishtë. Së pari sepse dështoi të bëj transparente procesin dhe së dyti dështoi me sasinë gjë që tregon se ai u braktis nga diaspora”, ka thënë Deliu.

Ajo tutje ka thënë se edhe shtetet fqinje kanë kërkuar fonde njëjtë sikurse Kosova, por thotë se janë shumë më transparente dhe se të gjitha informacionet i kanë vendosur në dispozicion të publikut.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0