Deputetja e LDK-së ia kujton Kurtit e Vitisë protestën në shesh: Prishtina është shndërruar në vatër infeksioni

HomeAktualitet

Deputetja e LDK-së ia kujton Kurtit e Vitisë protestën në shesh: Prishtina është shndërruar në vatër infeksioni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Limani-Hajnuni, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, teksa ka folur për situatën me pandeminë në vend, ka përmendur edhe tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin e Prishtinës.

Limani-Hajnuni, ka thënë se një ngjarje të tillë në mes të pandemisë i kanë prirë ish-pushtetarët, Albin Kurti dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Teksa ka përmendur këtë aktivitet të partisë së Kurti, deputetja e LDK’së ka thënë se Prishtina tashmë është shndërruar në vatër te infeksioni me mbi 800 raste aktive.

Sipas saj, një ngjarje e tillë u bë për interesa të ngushta partiake

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0