Deputetja e AAK-së “vë” në vështirësi ministren e Arsimit, kjo është pyetja që i bëri në Komision

HomePolitike

Deputetja e AAK-së “vë” në vështirësi ministren e Arsimit, kjo është pyetja që i bëri në Komision

Dje u mbajt Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike e përbashkët me Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka shtruar një varg pyetjesh drejtuar ministers së Arsimit.

Një ndër pyetjet ka qenë se ‘A ka arritur Ministria e Arsimit të indentifikoj kërkesat e tregut të punës?

Po ashtu Bytyqi gjatë kësaj mbledhje e pyeti ministren e Arsimit, se a keni ndonjë plan stimulus, për disa profile që nxënsit nuk kan interesim.

“Ne rend të ditës u diskutua Shqyrtimi i Raportit të auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”. E ftuar në këtë takim ishte Ministrja e MASHT-it. Si dhe Shqyrtimi i Raportit të auditimit të performances” Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”. I ftuar ishte Ministri i MMPHI dhe KPMM.

Gjatë këtij takim kam drejtuar disa pytje Ministrës së Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, lidhur me shumë mangësi në lidhje me Arsimin profesional në Kosvë.

Ndër pyetjet e parashtruara ishin:

Sipas Raportit të Auditimit, sistemi aktual i arsimit dhe Aftësimit Profesional nuk është në gjendje të i pergjigjet nevojave dhe kerkesave të tregut të punës.

1. Si Ministri e Arsimit a i keni identifikuar fillimisht cilat janë kërkesat kryesore të tregut të punës, sepse ne duhet të aftësojmë profesionalisht, profesione për të cilat ka nevoje tregu?

2. Cilat janë masat që do të ndermerrni si Ministri e Arsimit në menyrë që sistemi i arsimit dhe Aftësimit Profesional të jetë në gjendje të korrespondojë me nevojat dhe kerkesat e tregut të punës?

3. Në raportin e auditimit një nga gjetjet e këtij raporti shihet që është edhe ‘’mungesa e interesimit’’ të nxënësve për disa profile. Si ministri e arsimit a keni menduar ndonjë formë të stimulimit në menyrë që nxënësit të ndjekin profile të caktuara sidomos ato profile ku ka shumë pak interesim?”, ka shkruar Bytyqi.

Ndër të tjera deputetja e AAK-së, pyeti se a keni nda buxhet për shkolla profesionale she sa shkolla pritet të ndërtohen gjatë këtij mandati.

“4. Si qeveri a keni planifikuar të ndani buxhet për shkollat profesionale?

• Sa shkolla profesionale do të ndërtoni Brenda mandatit?

• Në shkollat profesionale të cilat ekzistojnë, infrastruktura është shumë e dobët. A do të investoni në këto shkolla dhe cila pritet të jetë vlera e investimit?

5. Sa I përket praktikës profesionale në biznese-, A do ta financoni si ministri këtë praktikë, sepse dihet që Kosova është nga vendet e vetme që nuk e financon praktikën profesionale për student?”, përfundoi ajo

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0