Deputetja e AAK-së i bën thirrje Prokurorisë të hetojë tenderët në MSh gjatë pandemisë

HomePolitike

Deputetja e AAK-së i bën thirrje Prokurorisë të hetojë tenderët në MSh gjatë pandemisë

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, pas takimit që ka pasur ky komision me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi, ka thënë se Prokuroria duhet t’i fillojë het imet në lidhje me dyshimet që kanë shfaqur deputetët për keqpërdorime në Ministri të Shëndetësisë.

“Në këtë komision çështje tjetër ishte keqpërdorimi i tenderëve në këtë kohë të pandemisë. Deputetët shfaqën dyshimet e tyre në lidhje me disa kontrata të paligjshme nga Ministria e Shëndetësisë, në kohë të pandemisë COVID-19”, tha ajo.

Reshitaj, tha se “deputetët e VV-së u larguan nga komisioni, dhe nuk deshën që të votojnë kërkesën për të ftuar prokurorinë të hetojë këtë rast, prandaj edhe dës htoi në mungesë të kuorumit”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0